Politike

Iu komunikua akuza e “shpërdorimit të detyrës”, SPAK merr të pandehur ish-kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia

Ish-kreyebashkiaku i Shkodrës është kallëzuar nga Mark Molla që pretendon se Spahiu e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.

21 Janar 2025, 16:25 Nga N.F
Iu komunikua akuza e “shpërdorimit të detyrës”, SPAK
Bardh Spahia

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka marrë të pandehur ish-kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Spahia u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar edhe akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Ish-kreyebashkiaku i Shkodrës është kallëzuar nga Mark Molla që pretendon se Spahiu e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë. Vete Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.

Spahia ishte në SPAK edhe më 24 Dhjetor 2024, ku u pyet për më shumë se një orë e 20 minuta. Po ashtu ai është paraqitur edhe më 2 tetor të vitit të kaluar.

bardh spahia

Sondazh

Poll