Aktualitet

Përfshihet nga flakët për herë të dytë banesa e një të moshuare në Lushnjë, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e një të moshuare të paralizuar. Si pasojë e flakëve është dëmtuar një dhomë e banesës ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar. 

21 Janar 2025, 16:38 Nga N.F
Përfshihet nga flakët për herë të dytë banesa e
Lushnje

LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e një të moshuare të paralizuar. Si pasojë e flakëve është dëmtuar një dhomë e banesës ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar. 

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Kjo është hera e dytë që banesa përfshihet nga flakët. Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes për të shuar flakët dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

zjarr ne lushnje

Sondazh

Poll