Aktualitet

Zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë, nis evakuimi i banorëve, policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje

Paraprakisht bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale. 

21 Janar 2025, 16:48 Nga r.ll
Zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Kati i tetë i një pallati në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet është përfshirë nga flakët. 

Sipas njoftimit të policisë policia, e cila ndodhet në vendngjarje, ka nisur me evakuimin e banorëve. Paraprakisht bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale. 

Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Infomacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll