Bota

Trump nënshkruan vendimin për shtyrjen e bllokimit të Tik-Tok në SHBA për 75 ditë

Vendimi i drejtohet Departamentit të Drejtësisë të SHBA, që të mos zbatojë Aktin e Aplikimeve të Kontrolluara nga Kundërshtarët e Huaj, i cili kaloi me mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres dhe u nënshkrua në prill nga ish-presidenti Joe Biden.

21 Janar 2025, 11:28 Nga E. D
Trump nënshkruan vendimin për shtyrjen e bllokimit të Tik-Tok
Trump Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump Trump nënshkroi të hënën pasi mori detyrën një vendim që vonon zbatimin e ndalimit të TikTok në SHBA për 75 ditë. Vendimi i drejtohet Departamentit të Drejtësisë të SHBA, që të mos zbatojë Aktin e Aplikimeve të Kontrolluara nga Kundërshtarët e Huaj, i cili kaloi me mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres dhe u nënshkrua në prill nga ish-presidenti Joe Biden.

Ligji kërkon që duke filluar nga 19 janari, TikTok të ndalohet në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse i shet një blerësi nga Amerika ose një prej aleatëve të saj, një pjesë të pronësisë. Ligji i jep presidentit diskrecion të gjerë se si të zbatojë ndalimin. Premtimi i Trump në një postim të Truth Social, se ai do të nënshkruante një veprim ekzekutiv të hënën në mënyrë që ligji të mos zbatohet, ​​ishte i mjaftueshëm për TikTok, i cili u mbyll për rreth 14 orë dhe u rikthye të dielën pasdite më 19 janar.

Vendimi thotë se vonesa prej 75 ditësh do të ndihmojë administratën Trump të përpiqet të përcaktojë rrugën e duhur dhe një mënyrë të rregullt që mbron sigurinë kombëtare, duke shmangur një mbyllje të papritur të një platforme komunikimi të përdorur nga miliona amerikanë. Trump u tha gazetarëve të hënën se ai ndryshoi mendje për TikTok sepse duhej ta përdorte atë.

Dhe mbani mend, TikTok ka të bëjë kryesisht me fëmijët, fëmijët e vegjël. Nëse Kina do të marrë informacion për fëmijët e vegjël prej saj, për të qenë i sinqertë, mendoj se ne kemi probleme më të mëdha se kaq. Unë kam të drejtën ta shes ose ta mbyll, dhe ne do ta vendosim atë”, tha Trump në Zyrën Ovale. 

trump trump

Sondazh

Poll