Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit
foto ilustruese SHBA- Presidenti i ri amerikan Donald Trump të hënën, në ditën e tij të parë në detyr&eum...
Në Capital One Arena të Washington-it, pranë Kapitolit, Musk bëri një përshëndetje që shumë e intepretuan si "përshëndetje fashiste”, duke shkaktuar reagime të forta.
SHBA- Përshëndetja e shumëpërfolur nga Elon Musk ka bërë bujë gjatë festimeve për inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara. Në Capital One Arena të Washington-it, pranë Kapitolit, Musk bëri një përshëndetje që shumë e intepretuan si "përshëndetje fashiste”, duke shkaktuar reagime të forta.
“Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, disa janë të rëndësishme, disa jo, por kjo kishte rëndësi, dhe dua t’ju falënderoj që e bëtë të mundur këtë”, tha Musk.
Pas këtyre fjalëve, Musk vendosi dorën në zemër dhe më pas ngriti krahun me gishtat e shtrirë, një gjest që zakonisht lidhet me Perandorinë Romake, por edhe me regjimin nazist. Turma reagoi me entuziazëm, ndërsa Musk përsëriti gjestin me një pozicion disi më të ulët të krahut dhe tha: “Ju jap zemrën time.”
Në platformën X, shumë përdorues shprehën indinjatën e tyre, duke e lidhur këtë gjest me ideologji ekstremiste.
“A bëri Elon Musk një përshëndetje fashiste gjatë fjalimit?” pyeti Hasan Piker, një komentator politik. Komente të tjera e cilësuan këtë si një “përshëndetje naziste në televizion.”
Gazeta izraelite “Haaretz” e përshkroi gjestin si një përshëndetje fashiste të lidhur me Gjermaninë naziste, duke theksuar rëndësinë e imazhit që kjo përcjell.
"Gjesti im është keqinterpretuar," ka thënë Musk, duke ironizuar kritikët për metodat e tyre.
“Sinqerisht, kanë nevojë për truke më të mira. Ky sulm ‘të gjithë janë Hitler’ është i tejkaluar,” ka shkruar ai në platformën X. Megjithëse postimi origjinal u fshi, polemikat rreth gjestit vazhdojnë të marrin vëmendje, duke nxitur debate mbi qëndrimet publike dhe përgjegjësinë sociale të figurave të fuqishme si Musk.
foto ilustruese SHBA- Presidenti i ri amerikan Donald Trump të hënën, në ditën e tij të parë në detyr&eum...
Donald Trump SHBA- Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald...
foto ilustruese SHBA- Paraardhësi i tij Joe Biden mori pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Donald Trump, gj&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, hyri dje pas betimit në zyrën ovale ku nënshkroi një mori urdhrash ekzekutiv...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Një rrëshqitje dheu në qytetin Pekalongan të Javas Qendrore të Indonezisë ka vrarë 16 pe...
Melania Trump dhe Donald Trump SHBA- Zonja e Parë Melania Trump ka rrëmbyer vëmendjen në ballon inauguruese presidenciale, teksa b...
Foto ilustruese SHBA - Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos,Oxfam njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve...
pamje nga vendngjarja TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Tajvanin jugor pak pas mesnatës të së hënës, duke...
Foto ilustruese SHBA - Shumë zona të SHBA kanë ngrirë nën një të ftohtë ekstrem në fillim të k&...
Inaugurimet SHBA - Donald Trump është inauguruar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington të hën...