Bota

Tragjedi në Indonezi/ 16 të vdekur dhe 10 të plagosur nga rrëshqitja e dheut (VIDEO)

Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shirat e dendur në zonë, tha Bergas Katurasi

21 Janar 2025, 08:47 Nga E. D
Tragjedi në Indonezi/ 16 të vdekur dhe 10 të plagosur nga
pamje nga vendngjarja

INDONEZI- Një rrëshqitje dheu në qytetin Pekalongan të Javas Qendrore të Indonezisë ka vrarë 16 persona dhe ka plagosur 10 të tjerë, thanë sot një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive dhe policia.

Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shirat e dendur në zonë, tha Bergas Katurasi për rrjetin e lajmeve Kompas TV. Siç raportohet nga mediat e huaja kërkimi për personat e zhdukur po pengohet nga shiu.

“Hetimi vazhdon sepse nuk kemi shumë kohë. Jemi në një garë me kohën”, shtoi ai.

rreshqutje dherash ne indonezi

Sondazh

Poll