Bota

“Kam një djalë shumë të gjatë, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”/ Barron merr gjithë vëmendjen në inaugurimin e Trump (FOTO+VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte i gjithë buzëqeshur ndërsa turma shpërtheu në disa nga brohoritjet më të forta për Barron Trump kur ai prezantoi djalin e tij gjatë fjalimit. 

21 Janar 2025, 10:41 Nga E. D
“Kam një djalë shumë të gjatë, keni dëgjuar
Barron Trump,

SHBA- Barron Trump, djali i vogël i presidentit Donald Trump, Barron, mori të gjithë vëmendjen gjatë fjalimit të të atit në Capital One Arena në Uashington DC., kur ky i fundit e prezantoi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte i gjithë buzëqeshur ndërsa turma shpërtheu në disa nga brohoritjet më të forta për Barron Trump kur ai prezantoi djalin e tij gjatë fjalimit. 

Në videon virale, Trump mund të dëgjohet duke i thënë turmës: "Unë kam një djalë shumë të gjatë të quajtur Barron, a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për të?"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën me gjestikulacione që ekzaltuan edhe më shumë të pranishmit. Trump e vlerësoi djalin e tij si personi që ka marrë edhe votat e të rinjve, që e afroi më shumë drejt fitores.

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të hënën (20 janar), duke shënuar kthimin e tij historik në Shtëpinë e Bardhë. Inaugurimi u zhvillua në ambiente të mbyllura në Capitol Rotunda për shkak të një shpërthimi në Arktik që solli temperatura të ftohta të rrezikshme në kryeqytetin e vendit.

 

barron trump donald trump

Sondazh

Poll