Bota

VIDEO/ "Mund të mos e kisha parë për vite!" Trump gjen në sirtar letrën e Biden: Unë ia lashë atij në tavolinë

Një gazetar e pyeti nëse ish-presidenti Joe Biden i kishte lënë një letër, siç është traditë për presidentët në largim.

21 Janar 2025, 09:06 Nga M.B
VIDEO/ "Mund të mos e kisha parë për vite!" Trump gjen
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, hyri dje pas betimit në zyrën ovale ku nënshkroi një mori urdhrash ekzekutivë dhe ku dha përgjigje për mediat. Një gazetar e pyeti nëse ish-presidenti Joe Biden i kishte lënë një letër, siç është traditë për presidentët në largim. Trump hapi sirtarin e tavolinës për të kërkuar dhe gjeti një zarf adresuar “47”, duke iu referuar si presidenti i 47-të. Presidenti falenderoi gazetarin që bëri pyetjen duke i thënë se ndoshta mund të mos e shihte letrën me vite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)

Biseda në zyrën ovale:

Gazetari: Ju ka lënë Biden ndonjë letër.

Trump: Mund ta ketë lënë… A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. (Hap sirtarin) Oh, falemindërit Petër, mund të kishin kaluar vite pa e parë! Faleminderit.

Gazetari: Mund ta lexosh çfarë shkruan jashtë saj.

Trump: Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Petër, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë.

Gazetari: Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e stafetës

Trump: Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë.

donald trump

Sondazh

Poll