Bota

Kryeministrja 34-vjeçare në Finlandë, ka rritur të ardhurat për qytetarët e vendit të saj me 70 përqind

6 Janar 2020, 07:51 Nga DOSJA
Kryeministrja 34-vjeçare në Finlandë, ka rritur të

FINLANDË- Finlanda është një prej  vendve në botë me reformat më efikase për qytetarët e saj, duke nisur nga shëndetësia, arsimi dhe shumë fusha të tjera bazike për jetën e njeriut.

Së fundmi Kryeministrja e re e Finlandës , Sanna Marin është një prej lidereve  më të reja në botë që po ndërmerr reformat e duhura që tek arsimi, pasi Marin tha se arsimi luan rol kyç në ecurinë e Finlandës.

“Finlanda duhet të ketë guximin të investojë në njerëz dhe dije dhe të bëjë çmos për të siguruar që asnjë qytetar dhe rajonet më të largëta të mos lihet pas në zhvillimin e shoqërisë.”- ka nënvizuar Kryeministri Sanna Marin.

Ndërsa në fjalimin e saj për Vitin e Ri, kryeministrja ka thënë  se qeveria ka ndërmarrë sfidën e dhënies së reformave të guximshme dhe të qëndrueshme:  Që nga janari, pensionistët me të ardhura të ulëta do të kenë më shumë euro për të jetuar. Pensionet e më shumë se 600,000 finlandezëve do të rriten. 70 për qind e finlandezëve do të gëzojnë të ardhura më të larta të disponueshme. Me shfuqizimin e modelit të aktivizimit, punëkërkuesit e papunë do të jenë në gjendje të përqendrohen në kërkimin e punës pa pasur nevojë të shqetësohen për humbjen e të ardhurave. Fuqia e shoqërisë dhe e shtetit nuk matet me pasurinë e anëtarëve të saj më të pasur, por me atë se sa më të prekurit janë në gjendje të përballen me sfidat dhe problemet”, tha Marin.

Burimi: helsinkitimes

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota finlanda kryeministrja finlandeze rrit te ardhurat me 70% sanna marin finlanda kryeministrja finlandeze rrit te ardhurat me 70% sanna marin

Sondazh

Poll