Politike

"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha: Rama pengoi hetimet e 21 janarit

Për këtë, Berisha tha se ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane.

20 Janar 2025, 11:18 Nga M.B
"Qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori!" Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot para SPAK se ky institucion komandohet nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se Rama ka ka penguar hetimet e 21 janaritpasi qeveria amerikane kërkoi të hetohet organizatori. Për këtë, Berisha tha se ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane.

"SPAK është një institucion politik, i cili komandohet nga Edi Rama. Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Rama me të gjithë dokumentet. Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll