Politike

Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku i ngushtë thotë me futi thikën një person tjetër...

Berisha u shpreh se 14-vjeçari ishte një engjëll që u vra jashtë derës së shkollës dhe TikTok u shpall i vetmi përgjegjës për vdekjen e të mitur. Sipas tij hetimet në lidhje me ngjarjen janë fshehur.

20 Janar 2025, 11:06 Nga B.Z
Vrasja e Martin Canit/ Berisha: Hetimet u fshehën! Shoku i ngushtë
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën që u mbajt para SPAK, u ndal edhe te vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pranë derës së shkollës ku studionin.

Berisha u shpreh se 14-vjeçari ishte një engjëll që u vra jashtë derës së shkollës dhe TikTok u shpall i vetmi përgjegjës për vdekjen e të miturit. Sipas tij hetimet në lidhje me ngjarjen janë fshehur, pasi vetë shoku i të ndjerit ka deklaruar se një tjetër person e ka goditur me thikë.

Berisha: “Fshehën hetimet, shoku i tij thotë se një tjetër më erdhi dhe më futi thikën, mezi shpëtoi, këta thonë ‘jo ishte 1’.  Ishin vrasje për së dyti. Martin Cani një engjëll 14-vjeç u ther në derën e shkollës dhe i vetmi përgjegjës u bën TikTok dhe media që denoncuan me forcën më të madhe krimin e shëmtuar. Rama dhe ministrat janë më kriminelë, ndaj e meritojnë çdo protestë nga cilido. Mbështes protestën para Ministrisë së Brendshme

sali berisha

Sondazh

Poll