Politike

Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, nuk do e fshehin dot kurrë

Ai tha se denoncimi i krimit për të nuk njeh asnjë kufi.

20 Janar 2025, 11:13 Nga M.B
Berisha: Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para SPAK se Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, siç e quan ai. Berisha shtoi se kjo dosje përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë, sipas tij, këtë klan. Ai tha se denoncimi i krimit për të nuk njeh asnjë kufi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani realiteti është se, njeri në botë që nuk sheh mungesën e plotë të inceneratorit të Tiranës dhe malin e plehrave aty, përveç këtij institucioni kriminal nuk ka. Dhe përgjegjësi kryesor i tij, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk janë marrë në pyetje asnjëherë në lidhje me këtë çështje.

Ndaj dhe meritojnë çdo damkë, çdo epitet, çdo denoncim. Ato janë në mënyrë figurative, se edhe Zaho Koka është një dëshmor i luftës, por Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, dosje që përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë këtë klan.

Këta mendojnë se do e fshehin, por e kanë të kotë se gjërat ekzistojnë gjithnjë në dy dhe tre kopje.. ... Denoncimi i krimit për Sali Berishën nuk njeh asnjë kufi. Prokuroria e posaçme ka vite që i ka aty dhe i fsheh dhe mbulon krimin në mënyrën më kriminale. Jam këtu për t’i garantuar se do ndëshkohen një për një në përputhje me ligjin për fshehjen e këtyre dosjeve.

sali berisha

Sondazh

Poll