20 Janar 2025, 10:55
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur sot para SPAK detaje nga dosja Toyota Yaris teksa ka thekuar emrin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Berisha tha se do të publikojë kodin e Taulant Ballës. Ai shtoi se kodin do e zbërthejë dhe do ta vazhdojë këtë betejë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
"Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut. E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta. Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra, këtu para jush konferencat do të jenë, dhe unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion. Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës. Iu garantoj se do t’ua sjell. Unë e kuptoj se atë ditë, pas konferencës së shtypit, ai mblodhi gazetarët dhe u tha se nuk kam pasur kod, se po të kisha pasur, nuk do më bënin ministër. Po kryeministri ka pasur tre kode, ai u bë kryeministër me tre kode. Ndaj edhe kodin do ia zbërthejmë këtij personi dhe do vazhdojmë këtë betejë përpara kësaj selie të krimit.
Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut. E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta. Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda.
Me Alfred Shehun, me këtë mashtrues ordiner, këtë kriminel publik, që shpërlan Edi Ramën. Ky është Alfred Greca, ky është vëlla siamez me trafikantin Mehmet Greca, që kishte makinën plot euro dhe karta identiteti, dhe u deklaroi shqiptarëve se në makinën e sivëllaut të tij, Mehmet Greca nuk ndodhej asnjë material elektoral. Tani unë do u përgjigjem gazetarëve. U ftoj ta vazhdojmë këtë betejë. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Këta të ardhme nuk kanë.
sali berisha ne spak
Politike
20 Janar 2025, 10:46
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se 209 mijë emigrantë nuk ka...
Politike
20 Janar 2025, 10:50
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur pjesë nga dosja hetimore "Toyota Yaris", të 3.4 milionë...
Politike
20 Janar 2025, 10:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot pas daljes nga SPAK se koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe so...
Politike
20 Janar 2025, 10:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar detaje pas daljes nga ambientet e SPAK lidhur me veprimet që kreu...
Politike
20 Janar 2025, 10:23
B.Z
Flamur Noka
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur gjatë protestës që po zh...
Politike
20 Janar 2025, 10:12
B.Z
Protesta
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:02 në Prokurorinë e Pos...
Politike
20 Janar 2025, 10:03
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
20 Janar 2025, 10:00
M.B
Tonin Marinaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orësh. Marinaj u para...
Politike
20 Janar 2025, 09:28
M.B
Edi Rama
ZVICRA- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që mbahet në Da...
Politike
20 Janar 2025, 09:09
B.Z
Zipline
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamjet nga zipline i vendosur në Pukë. Në nj&...