Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tre propozimet e KQZ-së: Të përfshihen edhe partitë politike në numërimin e votës për diasporën

Një tjetër propozim i KQZ-së është rishikimi i afateve për fletën e votimit, ku të afrohet më 10 ditë regjistrimi i kandidatëve.

20 Janar 2025, 10:46 Nga I.A
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tre propozimet e KQZ-së: Të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë tre propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë daljes për mediat, Ilirjan Celibashi ka theksuar se KQZ-ja ka propozuar të bëjë prokurimin për vajtje-ardhje të fletës së votimit në diasporë. Një tjetër propozim i KQZ-së është rishikimi i afateve për fletën e votimit, ku të afrohet më 10 ditë regjistrimi i kandidatëve. Ndërkohë që propozimi i fundit është për vlerësimin e fletës së votimit, ku në numërimin e votës së diasporës të përfshihen dhe partitë politike. 

Tre propozimet:

-KQZ të bëjë prokurimin për vajtje-kthim të fletës së votimit në diasporë

-Rishikim te afateve për fletën e votimit, të afrohet me 10 ditë regjistrimi i kandidateve për të përgatitur fletën

-Ndryshim i vlerësimit për fletën e votimit, përveç KQZ të përfshihen edhe partitë politike në numërim për diasporën

kqz ilirjan celibashi

Sondazh

Poll