Politike

Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para Prokurorisë së Posaçme

Ndërkohë qytetarë dhe mbështetës demokratë janë mbledhur në protestë para Prokurorisë së Posaçme ashtu siç u lajmërua edhe një ditë më parë.

20 Janar 2025, 10:12 Nga B.Z
Berisha në SPAK/ Qytetarët mblidhen në protestë para
Protesta

TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:02 në Prokurorinë e Posaçme, në respektim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata. Ndërkohë qytetarë dhe mbështetës demokratë janë mbledhur në protestë para Prokurorisë së Posaçme ashtu siç u lajmërua edhe një ditë më parë, teksa të pranishëm janë dhe disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të PD-së.

Kjo është hera e dytë që Berisha paraqitet në SPAK, teksa sipas vendimit të marrë lideri demokrat duhet të paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

sali berisha proteste

Sondazh

Poll