20 Janar 2025, 07:33
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës "detyrim paraqitje". Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një proteste sot para SPAK në orën 09:30. Në njoftimin e mëposhtëm, PD e cilëson SPAK si "vegël" në duart e kryeministrit Edi Rama "për të përndjekur" kundërshtarët politik.
“Të dashur miq. Ditën e hënë është data e radhës e përcaktuar për tu paraqitur kryetari i PD-së Prof.Dr. Sali Berisha në SKAP. Ndaj në ora 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.
Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.
Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.
sali berisha ne spak
Politike
19 Janar 2025, 19:49
N.F
Takimi
SHBA- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim ...
Politike
19 Janar 2025, 19:25
N.F
QSUT
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme në llogarinë e tij në "Facebook pamje nga kantieri i Spitalit ...
Politike
19 Janar 2025, 17:19
N.F
Takimi
ITALI- Partia Demokrarike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia të Italisë. I p...
Politike
19 Janar 2025, 16:24
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të...
Politike
19 Janar 2025, 15:47
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një prej komenteve në postimin e tij në “Facebook” p&e...
Politike
19 Janar 2025, 14:07
r.ll
edi rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama, përmes një video në rrjetet sociale ka njoftuar se së shpejti do të hapet ...
Politike
19 Janar 2025, 13:57
r.ll
kanidatet
KOSOVË- Kërkesë e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, por, mesa duket, jo mjaftueshëm popullore pë...
Politike
19 Janar 2025, 13:14
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. S...
Politike
19 Janar 2025, 13:06
r.ll
sali berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur nga Gjirokastra se shumica e shqiptarëve ndodhen jashtë vendi...
Politike
19 Janar 2025, 12:51
r.ll
sali berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin me degën e PD-së në Gjirokastër ka premtuar kth...