Politike

FOTO/ Partia Demokratike takim me emigrantët shqiptarë në Brescia: Përmes votës së diasporës mund të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë pas pasojave të qeverisjes

Deputeti demokrat, Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.

19 Janar 2025, 17:19 Nga N.F
FOTO/ Partia Demokratike takim me emigrantët shqiptarë në
Takimi

ITALI- Partia Demokrarike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me emigrantët shqiptarë në Brescia të Italisë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij Noka u shpreh se vota e diasporës ka një rëndësi kyçe për realizimin e rotacionit politik në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se vetëm përmes saj mund të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë pas pasojave të qeverisjes së Edi Ramës.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti. Ai e vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars. Ndërkohë, kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar mundësinë e ndryshimit përmes votës së tyre.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

pd vota e diaspores rama

Sondazh

Poll