Politike

"Bashkë do i’a dalim," Këlliçi takim me emigrantët shqiptarë në New Jersey: Zgjedhjet e 11 majit janë beteja jonë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë!

Këlliçi përmes një postimi në “Facebook” ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e pakufijshme për PD-në. 

19 Janar 2025, 19:49 Nga N.F
"Bashkë do i’a dalim," Këlliçi takim me
Takimi

SHBA- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shqiptarët e New Jersey-t në SHBA. Këlliçi përmes një postimi në “Facebook” ka falenderuar pjesëmarrësit për mbështetjen e pakufijshme për PD-në. 

Këlliçi më tej shkruan se zgjedhjet e 11 majit janë beteja jonë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë. Ai thekson se me emigrantët në krahë, çdo betejë fitohet.


Postimi i plotë i Këlliçit:

Me shqiptarët e Gardield, New Jersey, në Kafe Devolli dhe Gostili Caffee. Faleminderit nga zemra për secilin prej jush, për çdo shtrëngim dore dhe të gjithë mbështetjen tuaj të pakufishme për Partinë Demokratike.

Zgjedhjet e 11 majit janë beteja jonë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë. Me ju në krahë, çdo betejë fitohet. Bashkë do i’a dalim.

"Bashkë do i’a dalim," Këlliçi takim me

belind këlliçi emigrantet shqiptare ne shba

Sondazh

Poll