Politike

Vota e Diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus/ Kuvendi sot në seancë plenare, çfarë pritet të ndodhë

Përplasjet dhe bojkoti përkohësisht janë harruar dhe deputetët e të gjitha palëve do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Sfida më e afërt, është ajo për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që imponohet nga realizimi i votës së diasporës, proces historik që implementohet për herë të parë në këto zgjedhje.

20 Janar 2025, 07:52 Nga B.Z
Vota e Diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus/
Kuvendi

TIRANË - Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës, ditën e sotme. Këtë të hënë Kuvendi hap punimet e Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për votimet e 11 majit që do të zgjedhin parlamentin e ri.

Zyra e shtypit të Kuvendit, njofton se seanca plenare do mbahet sot pasdite në orën 17:00.

Përplasjet dhe bojkoti përkohësisht janë harruar dhe deputetët e të gjitha palëve do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Sfida më e afërt, është ajo për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që imponohet nga realizimi i votës së diasporës, proces historik që implementohet për herë të parë në këto zgjedhje.

PD e PS duhet të bashkojnë votat për disa ndryshime, që lidhen sa me anët teknike, aq edhe politike të procesit.

Rendi i ditës i seancës plenare është si me poshtë

1. Hapja e punimeve të sesionit VIII të Legjislaturës X.

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.12.2024.

3. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

kuvend

Sondazh

Poll