Bota

Àrrestohet redaktorja e portalit malazez, përhapi lajmin e rrèmë se Fórcat Spèciale të Kosovës janë në dispozicion të

6 Janar 2020, 07:25 Nga DOSJA
Àrrestohet redaktorja e portalit malazez, përhapi lajmin e

Mali i Zi- Në Mal të Zi është àrrestuar redaktorja e “Fos Media”, Anxhela Gjikanovic, pasi raportoi se 250 anëtarë të Policisë së Kosovës janë në dispozicion të shtetit të saj.

Ajo është àrrestuar nën akùzën se ka përhapur pànik se 250 anëtarë të Polícisë Speciale të Kosovës janë vënë në dispozicion të autriteteve malazeze për intervenim, në ditën e Krishlindjeve, pas tènsioneve me Serbinë. Sipas EksPres, autóritetet malazeze kanë thënë se “gjithçka në tekstin e këtij lajmi ishte gënjèshtër absolute dhe përpjekje për përhapjen e dèzinformatave, që për qëllim kishte përhapjen e pànikut”.

Sot gjatë ditës ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës që ka mohuar këto raportime.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës demanton fuqishëm shpifjen e publikuar nga FOS Media dhe disa portale tjera lokale në Mal të Zi, në lidhje me gjoja ‘disponueshmërinë’ e Forcave Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës (ROSU) për intervenim në territorin e Republikës së Malit të Zi, me rastin e Natës së Krishtlindjeve Ortodokse. Republika e Kosovës respekton sovranitetin e Republikës së Malit të Zi dhe vë në pah se në bazë të ligjeve në fuqi dhe Kushtetutës, përgjegjësitë e Policisë së Kosoves kufizohen në kuadër të territorit të Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konsideron se informacionet e falsifikuara dhe dashakëqija nuk i shërbejnë paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon, si dhe u bën thirrje qarqeve të këtilla të rishikojnë qëndrimet e dëmshme që i shërbejnë tensionimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në reagim të MPJ-së së Kosovës. Pas botimit, “Fos Media” ka hequr teksin e lajmit dhe ka kërkuar falje publike.

Tènsionet vijonë mes Serbisë dhe Malit të Zi. Pak ditë më parë  u sùlmua ambasada e Malit të Zi në Beograd. Mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatèrronin flamurin malazez para ambasadës me të mjete piróteknike, duke hedhur kapsólla dhe fishèkzjarre mbi të.

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë prótestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC). Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dëmshëm për interesat e tyre.Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debàte në tensíone për këtë çështje. Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për lúftë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni anxhela gjikanovic arrestohet redaktorja e portalit malazez anxhela gjikanovic arrestohet redaktorja e portalit malazez

Sondazh

Poll