Bota

Ndalimi i Mehmetajt, Konjufca: Serbia nuk ka ndryshuar, shqiptarët trajtohen si njerëz të dorës së dytë

6 Janar 2020, 07:18 Nga DOSJA
Ndalimi i Mehmetajt, Konjufca: Serbia nuk ka ndryshuar, shqiptarët

KOSOVË– Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas arrestimit të Nezir Mehmetajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet serbe. Në një status në rrjetet sociale, Konjufca shkruan se me këto veprime, Serbia tregon që nuk ka ndryshuar mentaliteti politik. Ndër të tjera, kryeparlamentari shton se shqiptarët po i shohin si njerëz të dorës së dytë.

Me shqetësim morëm lajmin për arrestimin e qytetarit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili po kthehej nga Serbia ku kishte qenë në spital për nevojat shëndetësore të nënës së tij. Dje pati disa reagime nga institucione e subjekte politike të Kosovës, dhe nga shumë qytetarë, që kërkuan lirimin e z. Mehmetaj. Por në vend të lirimit, sot morëm vesh se gjykatat e Serbisë kanë vendosur ta mbajnë edhe 30 ditë. Kjo është padrejtësi. Serbia po arreston në mënyrë arbitrare, cilin t’i teket, nga qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë nëpër atë vend nga halli, jo nga qejfi. Me këto gjeste Serbia po na tregon se nuk ka ndryshuar ende mentalitetin politik sa i përket Kosovës e shqiptarëve, të cilët i trajton dhunshëm e me arbitraritet, sikur të jenë njerëz të dorës së dytë. Sjellje të tilla që targetojnë një etni e një vend fqinj nuk premtojnë aspak mirë për të ardhmen. I bëjmë thirrje Serbisë ta lejojë z. Nezir Mehmetaj të kthehet pranë vatrës e familjes së tij, dhe ta ndryshojë qasjen që ka ndaj Kosovës e qytetarëve të saj. Jemi në shek. XXI e këto sjellje duhet t’i ndalni megjithatë, edhe pse s’kanë kaluar ende as dy dekada prej masakrave gjenocidale që bëtë kundër nesh!”- shkruan Konjufca.

Nezir Mehmetaj u prangos nga autoritetet serbe të premten, në pikën doganore të Merdarës. Në lidhje me çështjen në fjalë ka reaguar edhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, i cili shkruan se ndalimi i Mehmetajt, bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca kosove nezir mehmetaj glauk konjufca kosove nezir mehmetaj

Sondazh

Poll