Politike

“Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania”/ Rama-komentueses: 4 herë e keni marrë automatikisht! Ofrohen 1247 shërbime publike, deri dje nuk merreshin pa pritur në radhë

Rama në përgjigjen e tij shprehet se është interesuar për qytetaren dhe se ajo ka marrë 4 herë certifikate familjare dhe në të gjitha rastet e ka marrë automatikisht.

19 Janar 2025, 15:47 Nga N.F
“Një muaj e gjysmë për të marrë një
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një prej komenteve në postimin e tij në “Facebook” për ndihmësen e re virtuale të e-Albania. Një qytetare ka komentuar se ka pritur një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania. Rama në përgjigjen e tij shprehet se është interesuar për qytetaren dhe se ajo ka marrë 4 herë certifikatë familjare dhe në të gjitha rastet e ka marrë automatikisht.

Rama shton se sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania. Ai thekson se 95% e shërbimeve publike ofrohen në platforme ndërkohë që deri dje nuk merreshin pa pritur në radhë.


“E nderuar zonjë, më bëri përshtypje komenti juaj dhe u interesova pranë e-Albania. Rezulton se ju keni aplikuar katër herë për certifikatë familjare dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht. Nuk rezulton që të keni aplikuar ndonjëherë për ndonjë shërbim tjetër në e-Albania.

Pse e bëni ju këtë, unë s’dua të komentoj, por meqë më jepet rasti nga komentet në postimin e Diellës, e krijuar në laboratorin tonë të Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar me zë dhe figurë qytetarët në shërbimet e e-Albania, po ju informoj: sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania. 95% e shërbimeve publike, që deri dje nuk merreshin pa pritur në radhë”, tha ai.

rama ealbania

Sondazh

Poll