Politike

Berisha: Të gjithë ata të cilët do të marrin minimumin jetik, do t’ju kthehet mbrapsh TVSH-ja e cila është sa 3 pensione mujore

Berisha gjatë fjalës së tij theksoi se rrogë minimale në Shqipëri nuk mund të ketë nën 500 euro, teksa shtoi se këto premtime do të jenë vetëm fillimi gjatë qeverisjes së PD me ardhjen në pushtet.

19 Janar 2025, 12:51 Nga r.ll
Berisha: Të gjithë ata të cilët do të marrin minimumin
sali berisha

GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin me degën e PD-së në Gjirokastër ka premtuar kthimin mbrapsht të TVSH-së, për të gjithë ata qytetarë që do të marrin minimum jetik.

Berisha gjatë fjalës së tij theksoi se rrogë minimale në Shqipëri nuk mund të ketë nën 500 euro, teksa shtoi se këto premtime do të jenë vetëm fillimi gjatë qeverisjes së PD me ardhjen në pushtet.

Më tej tha se me PD në qeverisje nuk do të ketë më naftë me çmime stratosferike në Shqipëri. "Nafta nuk do të mund të shitet në këtë vend, me lëvizje më të mëdha se 10% me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni.", tha Berisha ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Kjo kërkon që çdo njëri nga ju të bëjë çdo gjë, të angazhohet në një dialog me çdo të njohur. Me të gjithë anëtarët e familjes së tij, fisit të tij, me të gjithë të njohurit e tij, dhe të shpjegojë se çfarë do të bëjmë ne. Ne kemi shpallur një pjesë të programit, dhe ky program është transformues. Kjo që ne kemi shpallur, bazohet thjeshtë në një parim; përparësi njeriu, përparësi qytetari dhe investime tek qytetari, tek burimet njerëzore.

Ky është thelbi i programit tonë. Atëherë bazuar në këtë program buxheti prej 8 miliardësh ne do ta ndajmë gjysmë për gjysmë. Gjysmën qytetarëve, pjesën tjetër punëve, ndërtimeve publike. Sepse përndryshme Shqipëria do të zbrazet e zbrazet. Atëherë çfarë ndodh sot. 65 miliardë euro buxheti i 12 viteve? Ku janë, ku kanë shkuar. Nga këto 8 miliardë janë paguar rroga. Po 57 miliardë të tjera ku shkuan? 90 përqind e tyre janë vjedhur dhe vetëm vjedhur. Si janë vjedhur? Nëse ne kemi ndërtuar 1 km autostradë me 1 milionë euro me 1.5, me 2 milionë në zonat fushore, me 11 milionë Rruga e Kombit me tunelet më të gjata, këtu ndërtohen rrugë në fushë me 20 mln euro, me 22 mln euro, ndërtohen rrugë me çmim 10 herë më të lartë. Por jo vetëm kaq.

Këtu 200 mln euro investohen për djegësat dhe nuk ekziston asnjë. Djegësi i Tiranës nuk ka nam as nishan. Dy të tjerët kanë qenë llamarina që nuk funksionojnë. Jo vetëm kaq, por kryeministri shëtit me avion taksi privat në mbarë botën. Blen vazo 5 mln euro për oborrin e tij. Prenoton ‘Giro d’Italia’ me 7 milionë euro për fushatën e tij. Pra vetëm për vazo dhe ‘Giro d’Italia’ shpenzon pothuajse sa ka lënë për pensionistët.

Të kthehemi prap tek buxheti 8.2 miliardë euro. Pensionistëve të cilët përbëjnë më shumë se 1/3 e Kombit se janë 780 mijë vetë, ka ndarë për ta 16 mln euro. Ka ndarë për ta 1 të 512 e buxhetit. A ka gjë më cinike, më qesharake, më të turpshme.
Fermerët që përbëjnë 38 përqind të popullatës, që japin 19 përqind të prodhimit të brendshëm, marrin 1/100 e asaj që japin. Nëse japin 19 përqind të prodhimit, marrin 0.19 përqind të buxhetit. Marrin gjithsej 31 mln euro. A ka mënyrë tjetër përjashtimi. Narkoeuro një shpatë mbi qafën e shqiptarëve. Ato pak lek që vinin nga emigracioni janë zhvlerësuar me 40 përqind. Sot një pjesë e madhe e pensionistëve nuk mbyllin dot muajin.

Studimet e UNICEF tregojnë se 18 përqind e familjeve shqiptare nuk kanë tre vakte për fëmijët e tyre. Se 46 përqind e familjeve shqiptare nuk ushqejnë si duhet fëmijët e tyre. Kjo është situata, sepse paratë vidhen. Cila është përgjigja jonë? Përgjigja jonë është emergjente, përmbysje e plotë e shpërndarjes së të ardhurave kombëtare në këtë vend. Nuk ka më. Përparësi absolute qytetari, qytetari, qytetari.

Në tre muajt e parë vendoset minimumi jetik, 200 euro. Nuk ka shqiptarë, të papunë, pensionistë, me ndihmë ekomomike, cilido qoftë ai, që nuk do të marrë në muaj 200 euro. Me 200 euro, se ju e dini, ne zhdukim mjerimin. Nuk ka mjerim me 200 euro për frymë. Së dyti, rrogë minimale nuk mund të ketë në Shqipëri, ndën 500 euro. Garantoj sipërmarrësit se pasojat e rritjes së kësaj rroge në 500 euro, do të kompensohen qindarkë për qindarkë nga shteti me ulje taksash dhe stimuj të tjerë.

Nuk mjaftojnë këto, janë vetëm fillimi. Të gjithë ata të cilët do të marrin minimumin jetik, do të ju kthehet mbrapsh TVSH–ja e ushqimeve, e mallrave bazë, e cila është sa 3 pensioneve. Pra një pensionist që merr 12 pensione, do të marrë realisht 15 pensione. Nuk do të ketë kurrë më naftë me këto çmime stratosferike në Shqipëri. Nafta nuk do të mund të shitet në këtë vend, me lëvizje më të mëdha se 10% me çmimin e naftës në Kosovë dhe Maqedoni.
Të dashur miq!

E gjithë nafta në Kosovë shkon nga Durrësi. Transportohet nëpër Shqipëri dhe shitet 30-40% më lirë në Kosovë se në Shqipëri, e ndonjëherë edhe 60%. Merr fund ky keqtrajtim i shqiptarëve në Shqipëri. Çfarë ndodh? Pse kështu. Sepse Edi Rama ka tatuar litrin e naftës 1 euro e 13 cent, nuk ka vend në botë që ta ketë trajtuar në këtë mënyrë. Prandaj nafta në Shqipëri është më shtrenjtë se në Singapor. Singapori është në çatinë e botës për të ardhura për frymë. Ulja e çmimit të naftës, pasqyrohet në uljen e çmimeve në të gjitha mallrat, sepse transporti ka koston e tij.

sali berisha pd ne gjirokaster

Sondazh

Poll