Bota

Rritet siguria në Shtëpinë e Bardhë, snajperë pikasen në çatinë e Hotel Uashingtonit për inaugurimin e Trump (VIDEO)

Kamera dalloi snajperët në një çati pranë zonës së Hotel Uashingtonit, vetëm pak metra nga Statuja e Alexander Hamilton dhe Dhoma e ngrënies së Thesarit, në zemër të Uashingtonit.

19 Janar 2025, 22:56 Nga N.F
Rritet siguria në Shtëpinë e Bardhë, snajperë pikasen
Trump

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka rritur masat e sigurisë ndërsa edhe pak kohë na ndajnë nga ceremonia e betimit të presidentit amerikan, Donald Trump. Ndonëse tempetaturat janë -2 gradë celcius forcat e sigurisë janë në krye të detyrës për të ruajtur rendin dhe sigurinë e Trump. Media greke, Protothema ka ndarë pamje nga Shtëpia e Bardhë ndërsa duken snajperë të pozicionuar në çati në pika strategjike në zonë. 

Pamjet nga objektivi regjistrojnë vigjilencën e shtuar, teksa snajpera të trajnuar posaçërisht, të pajisur plotësisht me armë dhe dronë të teknologjisë së fundit, monitorojnë çdo lëvizje. Kamera dalloi snajperët në një çati pranë zonës së Hotel Uashingtonit, vetëm pak metra nga Statuja e Alexander Hamilton dhe Dhoma e ngrënies së Thesarit, në zemër të Uashingtonit. Ky vend, për shkak të afërsisë me Shtëpinë e Bardhë, është një pikë kritike vëzhgimi, duke ofruar shikueshmëri në të gjitha drejtimet.


Në foto dhe video shihen dy snajpera në një çati, të përshtatur me kushtet e vështira të të ftohtit. Njëri mban një sistem elektronik, ndoshta një kontrollues droni ose pajisje gjurmuese, ndërsa i dyti është i pajisur me kufje, me sa duket për t'u koordinuar me pjesën tjetër të ekipit. Të dy veshin veshje ushtarake që përfshijnë veshje dimërore dhe rripa të posaçëm me qese për pajisjet e tyre. Në sfond shihen ndërtesat klasike të zonës dhe flamuri amerikan që valëvitet.

 

inagurimi i trump siguria ne shtepine e bardhe

Sondazh

Poll