Bota

Shpresa për paqe në Gaza/ Pas dorëzimit të tre pengjeve izraelite, lirohen të burgosurit e parë palestinezë

Armëpushimi, i zbatuar në prag të kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u vonua me tre orë derisa Hamasi dorëzoi një listë të pengjeve që do të liroheshin sot në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

19 Janar 2025, 22:42 Nga N.F

Shpresa për paqe në Gaza/ Pas dorëzimit të tre pengjeve

GAZA- Pas lirimit të e pengjeve izraelite nga Hamasi raportohet se janë liruar të burgosurit e parë palestinezë. Të dielën vonë, mediat arabe raportuan se të burgosurit e parë palestinezë ishin liruar.  Më herët, mijëra palestinezë të zhvendosur u kthyen në shtëpitë e tyre, ndërsa armët ranë në heshtje në orën 12:15. Shumica nuk do të gjejnë asgjë përveç rrënojave. 

Armëpushimi, i zbatuar në prag të kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u vonua me tre orë derisa Hamasi dorëzoi një listë të pengjeve që do të liroheshin sot në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

"Tre pengjet iu dorëzuan zyrtarisht Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (...) në perëndim të qytetit të Gazës," tha një zyrtar i Hamasit vonë pasdite.

Pak kohë më vonë, ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet izraelite ishin duke shkuar për në pikën e takimit në Izraelin jugor. Të tre gratë e liruara u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza. Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha nga Doha se grupi tjetër i pengjeve do të lirohet të shtunën e ardhshme. Fillimi i marrëveshjes së armëpushimit rrit shpresat për paqe në enklavën palestineze, pavarësisht se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se është një "armëpushim i përkohshëm" dhe se Izraeli "rezervo të drejtën për të rifilluar armiqësitë".

 

 

gaza pegje izraelite

Sondazh

Poll