Bota

Lot dhe përqafime, dalin pamjet nga takimi i pengjeve të liruara nga Hamasi me familjarët: Më në fund u rikthyen në krahët tanë! (FOTO)

Në rrjetet sociale janë publikuar foto ku shihet Emily Damari në një video-telefonatë me familjarët pas takimit me nënën e saj.

19 Janar 2025, 22:29 Nga N.F
Lot dhe përqafime, dalin pamjet nga takimi i pengjeve të liruara nga
Takimi

IZRAEL- Tre pengjet e liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit ndodhen në Izrael. Emily Damari, Romi Gonen dhe Doron Stanbar Hair janë në tokën izraelite. Fillimisht tre pengjet iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga anëtarët e Hamasit dhe më pas organizata ia dorëzoi ushtrisë izraelite. Forcat e Armatosura izraelite publikuan videon e momentit kur tre gratë u dorëzuan në ushtri.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto ku shihet Emily Damari në një video-telefonatë me familjarët pas takimit me nënën e saj. Emily ishte në një strukturë IDF për t'u testuar. Në imazhet, Emily ka një fashë në dorë pasi u plagos gjatë sulmit më 7 tetor 2023. Sipas transmetuesit publik Kan, ajo humbi dy gishta.

Ndërkohë janë bërë publike fotot e para të pengjeve me të afërmit e tyre. Në një deklaratë, familja e Doron shprehu mirënjohjen për lirimin e saj. Ata u shprehën se pas 471 ditësh të padurueshme, Dodoja e tyre e dashur më në fund është kthyer në krahët e tyre.

"Duam të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe shoqëruar në këtë rrugëtim”, thuhet në deklaratë.

Gjatë fjalës së tyre ata theksouan se shprehin mirënjohjen për presidentin Trump për përfshirjen dhe mbështetjen e tij të rëndësishme duke theksuar se ka shumë domethënie për ta.

“Një falenderim i veçantë popullit të Izraelit për përqafimin e tij të ngrohtë, mbështetjen e palëkundur dhe forcën që na dhanë në momentet tona më të errëta. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për Presidentin Trump për përfshirjen dhe mbështetjen e tij të rëndësishme, që ka shumë domethënie për ne”, thonë ata.

“Dodoja jonë heroike, e cila mbijetoi 471 ditë në robërinë e Hamasit, fillon sot rrugëtimin e saj të rehabilitimit. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të gjitha familjeve dhe të bëjmë gjithçka që kemi në dorë derisa të gjithë të dashurit e tyre të kthehen në shtëpi”, përfundon deklarata. 

pengjet e hamasit

Sondazh

Poll