Bota

Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për blasfemi ndaj profetit Muhamed

Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim dhe këtë herë i pandehuri u dënua me vdekje për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

19 Janar 2025, 21:30 Nga N.F
Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo, u shpall fajtor për
Amir Tataloo

IRAN- Një gjykatë iraniane ka vendosur dënimin me vdekje të shkallës së dytë për reperin iranian Amir Tataloo pasi e shpalli atë fajtor për "blasfemi". Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim dhe këtë herë i pandehuri u dënua me vdekje për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000, ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan lejen për të ushtruar profesionin e muzikantit.

Në dhjetor 2023, gjyqësori iranian njoftoi se reperi iu dorëzua Iranit nga autoritetet turke në bazë të urdhrit të një gjykate revolucionare në Teheran. Gjyqi i tij filloi në mars 2024 me akuzat për "inkurajimin e brezit të ri për t'u angazhuar në prostitucion", "propagandë kundër Republikës Islamike" dhe "përhapje të përmbajtjes së turpshme në formën e videoklipit dhe këngës".

Para se të nisej për në Turqi, Amir Tatalu ishte arrestuar disa herë dhe njëri prej tyre, në vitin 2016, për ngacmim të opinionit publik. I njohur për tatuazhet e tij nga koka te këmbët, reperi iranian shkaktoi polemika në vitin 2017 kur u takua me presidentin ultrakonservator Ebrahim Raisi, i cili u vra në një përplasje helikopteri në maj 2024. Në vitin 2015, ai shkroi një këngë për mbështetjen e programit bërthamor iranian pasi nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe Teherani.

iran amir tataloo

Sondazh

Poll