Bota

"Armëpushimi duhet respektuar", Von der Leyen: Lirimi i pengjeve na mbush zemrat me shpresë!

Von der Leyen në reagimin e saj u shpreh që Evropa do ta mbështesë marrëveshjen.

19 Janar 2025, 21:42 Nga N.F
"Armëpushimi duhet respektuar", Von der Leyen: Lirimi i pengjeve
Von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas lirimit të tre pengjeve të parë izraelitë përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit. Von der Leyen në reagimin e saj u shpreh që Evropa do ta mbështesë marrëveshjen. Ajo më tej theksoi se ribashkimi i pengjeve më familjet e tyre u mbush zemrat me shpresë. 

"Romy Gonen , Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të tjerët do të ndjekin. Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez...Armëpushimi duhet respektuar”, shkroi ajo në një mesazh për X.

Hamasi liroi tre pengje pasditen e sotme.  Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

lirimi i pengjeve von der leyen

Sondazh

Poll