Bota

Lirimi i tre pengjeve, reagon Hamasi: Armëpushimi do të varet nga përmbushja e angazhimeve të Izraelit! Shkeljet rrezikojnë procesin

Brigada Ezzedine al-Qassam paralajmëron se do t'i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit, por çdo shkelje nga Izraeli do të rrezikojë procesin dhe jetën e pengjeve.

19 Janar 2025, 18:38 Nga N.F

Lirimi i tre pengjeve, reagon Hamasi: Armëpushimi do të varet nga

Abu Obeida

GAZA- Brigada Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar se zbatimi i armëpushimit do të varet nga përmbushja e angazhimeve të Izraelit në ditën e parë të armëpushimit.

"Ne, si dhe grupet e rezistencës, deklarojmë se angazhimi ynë ndaj marrëveshjes së armëpushimit është i plotë, ndërsa theksojmë se kjo varet nga angazhimi i armikut," tha Abu Obeida, një zëdhënës i Brigadave Ezzedine al-Qassam.

Brigada Ezzedine al-Qassam paralajmëron se do t'i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit, por çdo shkelje nga Izraeli do të rrezikojë procesin dhe jetën e pengjeve.

"Gjithçka varet nga angazhimi i armikut... Shkeljet nga ana e Izraelit do të rrezikojë procesin," tha Abu Obeida.

“Ne kemi vullnetin për të pasur sukses në të gjitha fazat e marrëveshjes, në detaje, në kohën për të ruajtur gjakun e popullit tonë dhe për të arritur qëllimet tona dhe u bëjmë thirrje ndërmjetësve që të bindin armikun që t'i përmbahet marrëveshjes," ka shtuar ai.

Hamasi liroi tre pengje pasditen e sotme.  Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

abu obeida hamas izrael

Sondazh

Poll