Bota

Lirimi i pengjeve nga Hamasi, Netanyahu: Një ditë e madhe! Ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve heroikë

Netanyahu theksoi se ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve heroikë.

19 Janar 2025, 18:26 Nga N.F
Lirimi i pengjeve nga Hamasi, Netanyahu: Një ditë e madhe! Ky moment u
Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti ditën e sotme një ditë tepër emocionale për shkak të kthimit të Romy, Emily dhe Doron në Izrael nga robëria e Hamasit. Kryeministri izraelit iu referua gjithashtu bisedës që pati me Gal Hirsch, kreun e qeverisë për kthimin e pengjeve, dhe vuri në dukje se ai i kërkoi Hirsch-it t'u thoshte se i gjithë kombi i përqafon. Netanyahu theksoi se ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve heroikë.


“E di, ne të gjithë e dimë, se ata kaluan nëpër ferr, ata shkojnë nga errësira në dritë, ata vërtet dalin nga skllavëria e lirisë”, shtoi Netanyahu. “Ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve tanë heroikë... është një moment i madh, një moment emocional. Një ditë e madhe."

Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

benjamin netanyahu lirimi i pengjeve nga hamasi

Sondazh

Poll