Bota

Lirimi i 3 pengjeve nga Hamasi, reagon Biden: Pas kaq shumë humbje jetësh, sot armët në Gaza janë ulur!

Presidenti në largim i SHBA ka shprehur kënaqësinë që Lindja e Mesme është një rajon i transformuar thelbësisht falë marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve që është vendosur.

19 Janar 2025, 18:10 Nga N.F
Lirimi i 3 pengjeve nga Hamasi, reagon Biden: Pas kaq shumë humbje
Biden

GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet izraelite të liruar nga Hamasi janë tashmë në territorin izraelit. Në Uashington, Presidenti Joe Biden përshëndeti zbatimin e armëpushimit në Gaza dhe tha se dhjetëra kamionë me ndihma humanitare po hynin në enklavën e shkatërruar palestineze.

Presidenti në largim i SHBA ka shprehur kënaqësinë që Lindja e Mesme është një rajon i transformuar thelbësisht falë marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve që është vendosur.

“Marrëveshja që parashtrova për herë të parë majin e vitit të kaluar për Lindjen e Mesme më në fund u realizua. Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Gaza dhe sot, ne po shohim pengjet të lirohen, 3 gra izraelite të mbajtura kundër vullnetit të tyre në tunelet e errëta për 470 ditë. Pas kaq shumë dhimbje, shkatërrime, humbje jete, sot, armët në Gaza janë ulur”, tha Biden në një deklaratë për shtyp.

Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

lirimi i pengjeve nga hamasi biden

Sondazh

Poll