Bota

Ndërprerja e qasjes së platformës sociale në SHBA, Trump: Shpëtoni TikTok-un!

Trump ka thënë më parë se ka "shumë gjasa" të pezullojë ndalimin e TikTok për 90 ditë pas marrjes së detyrës të hënën.

19 Janar 2025, 16:32 Nga N.F
Ndërprerja e qasjes së platformës sociale në SHBA, Trump:
Trump

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në platformën "Truth Social" kërkoi të shpëtohet TikTok. Ky reagim i Trump vjen pasi qasja e TikTok në SHBA u ndërpre për përdoruesit të shtunën.

Ligji përkatës zbatohet nga dita e sotme, e diel, duke ndërprerë aksesin në platformën e përmendur të rrjeteve sociale për SHBA-në. Trump ka thënë më parë se ka "shumë gjasa" të pezullojë ndalimin e TikTok për 90 ditë pas marrjes së detyrës të hënën.

"Save TikTok", shkruan Trump.

Trump,përshëndet në një tjetër postim, lirimin e pritshëm të tre pengjeve izraelitë nga Hamasi. Hamasi njoftoi se tre pengjet e para që do të lirohen sot në orën 16:00 janë 24-vjeçarja Romy Gonen, 28-vjeçarja Emily Damari dhe 31-vjeçari Doron Steinbrecher. Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.

Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

“Sot kanë filluar të lirohenpengjet! Tri vajza të reja të mrekullueshme do të jenë të parat”, ka shkruar Trump.

Ndërprerja e qasjes së platformës sociale në SHBA, Trump:

trump tiktok

Sondazh

Poll