Bota

ZYRTARE! Nesër në orën 15:00 zhvillohet takimim, Thaçi pret Kurtin në zyrë

5 Janar 2020, 21:20 Nga DOSJA
ZYRTARE! Nesër në orën 15:00 zhvillohet takimim, Thaçi

KOSOVË– Lideri i Vetëvendsjes Albin Kurti ka konfirmuar sërish takimin mes tij dhe Presidentit Hashim Thaçi. Në një reagim zyrtar, zyra e shtypit të VV-së është shprehur se nesër pritet të mbahet takimi.

Në letrën e dërguar Presidentit, Kryetari Kurti ka theksuar se me datën 6 janar në orën në të cilën mundet presidenti, do të mund të takohëshin. Dhe po, nesër pritet të mbahet takimi,”– ka deklaruar zyra e shtypit të Vetëvendosjes.

Dy ditë më parë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dërguar një tjetër letër zyrtare liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit ku caktoi edhe orën se kur mund ta presë në Presidencë liderin e partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Në komunikimin e tij zyrtar, Thaçi ka caktuar orën 15:00. Disa ditë më parë, Thaçi e ka ftuar dy herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte parashikuar që të mbahej në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti e refuzoi këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë. Ndërsa disa ditë më vonë lajmëroi se mund ta takonte kreun e shtetit vetëm në datën 6, e cila u pranua edhe nga pala tjetër.

Pak ditë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci takimi thaci-kurti albin kurti hashim thaci takimi thaci-kurti

Sondazh

Poll