Politike

Ceremonia e inaugurimit të Trump/ KQZ ndalon ambasadorin shqiptar në SHBA që të marrë pjesë: Aktiviteti u raportua vetëm 3 ditë para

Bëhet me dije se ministria e Jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale. 

18 Janar 2025, 12:29 Nga M.B
Ceremonia e inaugurimit të Trump/ KQZ ndalon ambasadorin shqiptar në
Ervin Bushati

SHBA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati që të marrë pjesë të hënën në ceremoninë inauguruese të Presidentit Donald Trump. Bëhet me dije se ministria e Jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale. Nga ana tjetër, KQZ e ka cilësuar si të ndaluar këtë aktivitet për ambasadorin sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para. 

Ceremonia e inaugurimit të Trump/ KQZ ndalon ambasadorin shqiptar në

Ceremonia e inaugurimit të Trump/ KQZ ndalon ambasadorin shqiptar në

Ditën e djeshme u raportua se fjalimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit të ftohtë që parashikohet javën e ardhshme në Uashington. Fjalimi, i presidentit dhe fjalimet e tjera, tani do të zhvillohen brenda rotondës së Kapitolit të SHBA-së dhe jo jashtë ndërtesës.

Parada inauguruese do të mbahet gjithashtu në ambientet e mbyllura në Capitol One Arena të Uashingtonit, së bashku me të tre ballot inauguruese. Presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura ishte Ronald Reagan në 1985, kur moti i ftohtë rrënoi edhe Kapitolin e SHBA. Në një deklaratë të postuar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se ai nuk dëshiron të shohë njerëz të lënduar në asnjë mënyrë mes temperaturave të ngrira.

kqz shba donald trump

Sondazh

Poll