Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, autobuzi pérplas për vdékje këmbësorin

5 Janar 2020, 18:42 Nga DOSJA
Aksident në Gjirokastër, autobuzi pérplas për

GJIROKASTËR – Një person ka ndërruar jétë si pasojë e një áksidenti automobilistik në Gjirokastër. Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri është pérplasur për vdékje nga një autobus që drejtohej nga qytetari me inicialet L.R, 45 vjeç, banues në Vlorë. Ngjarja e réndë ka ndodhur në aksin Tepelenë- Gjirokastër, teksa këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën. Po punohet për shkaqet e aksidentit, por një prej tyre mund të jetë edhe shpërqëndrimi i shoferit për shkak të motit të keq dhe erës së furishme që ka përfshirë vendin. Shoferi i autobuzit është shoqëruar për në komisariat.

Gjirokastër/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.

E gjithë Shqipëria është pérfshirë nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anuluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës. Ndërkohë që më parë është raportuar edhe për dy aksidente të tjera, në Tiranë dhe Bulqizë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne gjirokaster ere e forte ne shqiperi gjirokastër-tepelenë aksident me vdekje ne gjirokaster ere e forte ne shqiperi gjirokastër-tepelenë

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2020, 16:58

Nisin reshjet e borës në Llogara (VIDEO)

LLOGARA– Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e fúrishme...