Aktualitet

Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për 5 zyrtare opozitarë

Bëhet fjalë për aktivisten Adriana Kalaja dhe përfaqësuesit e opozitës Dorian Teliti, Klevis Balliu, Tedi Blushi.

18 Janar 2025, 10:10 Nga E. D
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur hetimet për pesë zyrtarë të opozitës. Bëhet fjalë për aktivisten Adriana Kalaja dhe përfaqësuesit e opozitës Dorian Teliti, Klevis Balliu, Tedi Blushi. Sipas policisë, këta persona kanë zhvilluar një protestë të paligjshme para bashkisë duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Njoftimi i poliicasë:

Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

policia e tiranes

Sondazh

Poll