Bota

Po prisnin të piqej pica, familjarët përballën me darkën e tmérrshme, zbulojnë një gjárpër brenda furrës

5 Janar 2020, 13:48 Nga DOSJA
Po prisnin të piqej pica, familjarët përballën me

KAROLINA E VERIUT-Një darkë e tmérrshme për një familje në Karolinën e Veriut. Anëtarët e një familjeje nga Karolina e Veriut kishin planifikuar të qëndronin në shtëpi dhe të hanin pica.

Amber Helm nxori picën e ngrirë nga frigoriferi dhe e vendosi në furrë. Krejt papritur, pas 10 minutash, nga furra nisi të kundërmojë një aromë e pakéndshme. Ajo largoi me shpejtësi fëmijët nga fríka e një shpérthimi të mundshëm.Bashkëshorti i saj hapi furrën dhe pa një gjárpër tashmë i pjekur gjendej brenda saj! Ata rrëfejnë se soba përdoret shumë rrallë, çka i shtyn të mos e kontrollonin përpara se të gatuajnë.

“U fut përmes vrimave në fund që lejojnë rrjédhjen e ajrit,” tha Amber Helm. “Ne nuk jemi akoma të sigurt se si hyri në shtëpi.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjarper karoline everiut pica gjarper karoline everiut pica

Sondazh

Poll