Aktualitet

Përshihet nga flakët kabina elektrike Tiranë, humb jetën një person

Si pasojë e ngjarjes raportohet se një person ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.

18 Janar 2025, 10:07 Nga M.B
Përshihet nga flakët kabina elektrike Tiranë, humb jetën
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë. Mësohet se një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët. Si pasojë e ngjarjes raportohet se një person ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.

Njoftimi:

Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës”, është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar,i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur.Punohet për identifikimin e tij.

tirana

Sondazh

Poll