Aktualitet

Gomonia me émigrantët kúrdë, Pólicia e Shtetit: Nuk u nis nga Shqipëria, shkuan në Itali pérmes Greqisë

5 Janar 2020, 18:25 Nga DOSJA
Gomonia me émigrantët kúrdë, Pólicia e Shtetit:

TIRANË– Pólicia e Shtetit ka reaguar disa orë pas publikimit të lajmit nga mediat italiane në lidhje me ndalimin e një gómoneje me 33 émigrantë kúrdë. Me anë të një njoftimit zyrtar, Pólicia bën me dije se gómonia në fjalë, për të cilën u raportua se ishte nisur nga Shqipëria, nuk është nisur nga vendi ynë. Sipas autoriteteve, kurdët mund të kenë mbërritur në Itali, nga Turqia përmes Greqisë.

Pólicia e Shtetit – Sqarim për media/Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me lajmin e kapjes së 33 migrantëve kúrdë dhe irakianë në zonën e Salentos, Itali, Policia e Shtetit bën me dije se: Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare. Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria. Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të luftuar dhe goditur çdo tentativë trafikimi të qenieve njerezore apo çdo paligjshmëri tjetër. Policia e Shtetit, duke përfituar nga ky komunikim, i kërkon medias që ta kontaktojë për informacion zyrtar e të saktë, për të shmangur keqinformimin e publikut.

Gomonia me 33 emigrantë kúrdë u kap mesditën e sotme pranë bregdetit Adriatik të Salentos, në San Cataldo, marina e Leçes Mes tyre kishte dy gra, një familje me dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç dhe të mitur të pashoqëruar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali kapet gomonia me 33 emigrantë kurdë policia e shtetit itali kapet gomonia me 33 emigrantë kurdë policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2020, 16:58

Nisin reshjet e borës në Llogara (VIDEO)

LLOGARA– Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e fúrishme...