Aktualitet

VIDEO/ “I ftohti do na marrë shpirtin”, e moshuara me dy fëmijë invalidë pret erën e furishme në çadër: Tërmeti na

5 Janar 2020, 18:12 Nga DOSJA
VIDEO/ “I ftohti do na marrë shpirtin”, e moshuara me dy

FUSHË KRUJË- Një çift të moshuarish me dy fëmijë invalid janë vetëm një prej shumë familjeve të prekura nga tërmeti që e kanë pritur erën e furishme në çadra. Flutura Zela tregon për kamerën e Report TV se ka dy djem invalid e të sëmurë mendore dhe se në ato kushte nuk do të mund të jetojnë dot.

“Nesër do na gjejnë të vdekur. Si brenda si jashtë njëlloj është. Po vdesim këtu, ftohti ka për të na marrë shpirtin. Jam duke vdekur. Në këto kushte, pa drita, ftohtë, djali sëmurë. Nuk kemi për të jetuar kështu. Kanë për të na marrë jetën. Sot nuk ka qenë asnjë. Kjo (çadra) është me vdekur para kohe. A mban nxehtësi kjo (çadra), na ka zënë kjo punë. Po e vuajmë jashtë mase të ftohtin. Zoti e bëftë mirë, se më keq nuk ka ku shkon. Kur ra tërmeti rashë dhe u bëra copë nga këmbët, akoma nuk jam shëruar. Jemi në ditë shumë të vështirë,”– shprehet ajo.

Dosja.al publikoi edhe një tjetër video ku shihej se si era e fortë tundte një prej çadrave të vendosura për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. E gjithë Shqipëria është pérfshirë nga një erë e furishme që ka sjellë dëme të mëdha. Disa pemë janë rrëzuar në Tiranë, ndërkohë që Qafa e Qarrit është bllókuar nga ngrica dhe dëbora. Gjithashtu janë anulluar lundrimet nga Porti i Durrësit dhe i Vlorës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e prekur nga tërmeti ere e forte ne shqiperi flutura zela fushë-krujë banorët e prekur nga tërmeti ere e forte ne shqiperi flutura zela fushë-krujë

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Janar 2020, 16:58

Nisin reshjet e borës në Llogara (VIDEO)

LLOGARA– Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e fúrishme...