Politike

"Transparencë për dhuratat e Melonit!" Renzi: Kemi kërkuar thjesht që Kryeminstrja e sotme të respektojë të njëjtat rregulla si paraardhësit

Renzi tha se kanë kërkuar thjesht që Kryeminstrja e sotme të respektojë të njëjtat rregulla.

17 Janar 2025, 20:19 Nga M.B
"Transparencë për dhuratat e Melonit!" Renzi: Kemi
Matteo Renzi

TIRANA- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi u pyet sot lidhur me transparencën e kërkuar për dhuratat e kryeministres Giorgia Meloni. Në një intervistë për Syri Tv Renzi tha se kanë kërkuar thjesht që Kryeminstrja e sotme të respektojë të njëjtat rregulla. Ai shtoi se kur ai ishte Kryeministër kishin një regjistër për këtë dhe dhuratat i dorëzoheshin kryesisë së Këshillit të Ministrave sepse nuk janë dhurata që ai i merr pesoni por i bëhen shtetit.

"Kur unë isha Kryetar i Këshillit të Ministrave, pra Kryeminitër ne kishim një regjistër të të gjithë dhuratave që ka Kryeministri, që i merr i merr i dorëzohen kryesisë së Këshillit të Ministrave sepse nuk janë dhurata që ai i merr pesoni por i bëhen shtetit dhe kjo vlen për mua dhe të gjithë Kryeministrat. Ne kemi kërkuar thjesht që Kryeminstrja e sotme të respektojë të njëjtat rregulla", tha Renzi. 

matteo renzi

Sondazh

Poll