17 Janar 2025, 18:45
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryedemokrati, Sali Berisha gjatë takimit "Siguria dhe Rendi" deklaroi se ndryshimi i trajtimit të efektivëve dhe punonjësve të policisë do të jetë një objektiv madhor i qeverisë së PD-së.
Berisha u shpreh se pagat e punonjësve të policisë do të rriten me 20%, dhe standarti i dietave të udhëtimit do të ndryshojë nga 55 në 80 euro. Ai shtoi gjithashtu se kompensimi ushqimor do të rritet në masën 35%, 450 në 600 lek në ditë, si dhe pagesat përkatëse do të kryhen brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, duke përfshirë të gjithë punonjësit e policisë, me apo pa grada.
Deklarata e Berishës:
Ndryshimi i trajtimit të efektivëve dhe punonjësve të policisë do të jetë një objektiv madhor i qeverisë së PD-së. Edi Rama ka vendosur standarde të vjetra, të sistemeve totalitare në rrogat në piramidën shtetërore.
Në vendet e lira, hendeku mes rrogave të mëdha, të mesme, të ulëta është shumë mirë i përpjesëtuar. Dhe nuk denigrohen njerëzit nëpërmjet përcaktimit të rrogave të tyre, inferiore në shkallë të atillë sa përbëjnë një diskriminim të pafalshëm.
Në këtë kontekst ju garantoj se diferenca e rroga mes drejtuesve dhe inspektorëve do të ngushtohet qartësisht sikundër pagat vitin e parë do të rriten me 20%.
Pagat e punonjësve të policisë do të rriten me 20%. Dietat e udhëtimit. Standardi i tyre do të ndryshojë nga 55 në 80 euro, sepse të tilla janë çmimet sot. Pa le që në shumë raste as nuk ua japin. Në dhjetëra raste punonjës të Policisë dhe Shërbimit Informativ më kanë informuar se nuk u japin pagesën e misioneve, detyrave që kanë përmbushur jashtë rrethit. Për këta i vjedhin, se janë të përcaktuara në buxhet, se nuk kanë as turp, as cipë, asgjë.
Kompensimi ushqimor do të rritet në masën 35%. Apo nga 450 në 600 lek në ditë. Pagesat përkatëse do të kryhen brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, duke përfshirë të gjithë punonjësit e policisë, me apo pa grada.
Shtesë në paga, për specialistët e IT dhe profesione të tjera të veçanta. Shtesë në masën 30% në pagat e këtyre punonjësve. Indeksim vjetor për punonjësit jashtë vendbanimit të tyre.
Njohja e vjetërsisë për punonjësit e larguar pas vitit 2013, do të njihet 50% e periudhës së këtyre viteve, si vjetërsi shërbimi për gradën. Pra ne jemi të vetëdijshëm se detyrat që ka Policia e Shtetit për të zgjidhur, janë të vështira, janë të rënda, dhe ajo meriton një trajtim krejtësisht tjetër nga ky i sotmi. Por ne jemi të vendosur ta mbështesim fuqimisht atë në mënyrë që shtetit shqiptar të mos jetë kurrë me një sipërmarrje e përbashkët me krimit siç është sot, por të jetë shtet i ligjit, i sigurisë së jetës, veprimtarisë së qytetarëve shqiptarë, me besimin më të madh se ju, se policia do ta përmbushë këtë mision me sukses të plotë.
sali berisha
Politike
17 Janar 2025, 18:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se mandatet e arrestit nga policia janë shndërruar në letra bixh...
Politike
17 Janar 2025, 18:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, premtoi se brenda 18 muajsh Shqipëria do të dalë nga harta e kultivi...
Politike
17 Janar 2025, 18:33
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin e saj lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike S...
Politike
17 Janar 2025, 18:22
M.B
Foto nga inaugurimi
DURRËS- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me të Ngarkuar...
Politike
17 Janar 2025, 18:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se brenda 16 muajve qeverisja e PD do të godasë të gjitha o...
Politike
17 Janar 2025, 17:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se 10-vjeçari i fundit ka qenë periudha më e zezë p&e...
Politike
17 Janar 2025, 17:35
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, kanë vijuar debatet lidhur me procesin e regjistrimit t&eu...
Politike
17 Janar 2025, 17:36
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ky i fundit ka kriminalizuar Policinë. Gjat&...
Politike
17 Janar 2025, 16:07
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të regjistrohen për të...
Politike
17 Janar 2025, 15:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një denoncim i cili ngre akuza se Policia e Elbas...