Politike

Rama u gjunjëzua dhe i dha dhuratën e ditëlindjes Melonit/ Matteo Renzi: Ka një marrëdhënie të veçantë mes tyre, por paguajnë shtrenjtë italianët

Renzi tha se është e qartë se mes tyre ka një marrëdhënie të veçatë. Ai shtoi se kjo marrëdhënie po u kushton shumë shtrenjtë italianëve.

17 Janar 2025, 19:43 Nga M.B
Rama u gjunjëzua dhe i dha dhuratën e ditëlindjes Melonit/ Matteo
Matteo Renzi

TIRANA- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka komentuar sot momentin ku në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama u gjunjëzua dhe i dha homologes italiane Giorgia Meloni dhuratën e ditëlidjes. Në një intervistë për Syri Tv, Renzi tha se është e qartë se mes tyre ka një marrëdhënie të veçatë. Ai shtoi se kjo marrëdhënie po u kushton shumë shtrenjtë italianëve.

"Tashmë është e qartë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë midis atyre të dyve. Mua më jep vetëm kënaqësi, unë s kam agjë kundër marrëdhënieve njerëzore, personale. Kryeministrit tuaj i pëlqen të bëjë shaka, por aty ku nuk gjej asgjë për të qeshur është kur shpërdorohen paratë publike të taksave, si për shembull në qendrat e emigrantëve. Nuk besoj se kjo është një risi, është një çështje për të cilën kemi folur shumë herë ka një marrëdhënie të veçantë mes Melonit dhe Ramës, por kam p⌂rshtypjen se italianët paguajnë dhe paguajnë shtrenjtë", tha Renzi.

matteo renzi

Sondazh

Poll