Politike

Vendimi i Kushtetuese/ Gjokutaj: Ky nuk është vendim, është në funksion të propagandës së Ramës

Më tej avokati tha se kjo gjykatë i ka hyrë kësaj çështje për të penalizuar Sali Berishën.

17 Janar 2025, 19:37 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetuese/ Gjokutaj: Ky nuk është vendim, është
Genc Gjokutaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim në lidhje me ankimimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhënien ndaj tij të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se, nuk është marrë një vendim, pasi gjyqtarët kanë dalë në në barazim 4 me 4 dhe sipas avokatit, kur një vendim del barazim cilësohet si i rrëzuar.

Gjokutaj duke folur në Edicionin e ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, u shpreh se, njoftimi i sotëm nga Kushtetuesja është në funksion të propagandës shtetërore të Edi Ramës. Më tej avokati tha se kjo gjykatë i ka hyrë kësaj çështje për të penalizuar Sali Berishën.

"Sot ka ndodhur i njëjti skenar si me Jamarbër Malltezin, ku gjyqtarët dolën barazim 4 me 4. Dhe kur dilet në barazim, vendimi cilësohet i rrëzuar. Kjo gjykatë i ka hyrë kësaj çështje për të penalizuar Sali Berishën. Ata janë hallka e fundit dhe më antikushtetuesja, më  e rrezikshmja në sistemin tonë të drejtësisë. Ata janë janë stacioni i fundit i cili i jep dorën e fundit një procesi. Ata siç e dini, siç  e kanë marrë vesh të gjithë, të emëruar që nga Lana, ata këtë vendimmarrje e kanë bërë. Është po kjo gjykatë kushtetuese që nuk pranoi kërkesën e 1/5 e deputetëve që është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Ky vendim i sotmi që është mos vendim, se nuk ka vendim 4 me 4, është në funksion të propagandës shtetërore, për të thënë që Berisha ka probleme," tha Gjokutaj.

gjykata kushtetuese genc gjokutaj

Sondazh

Poll