Aktualitet

Shembja e digës në Bashkinë e Himarës/ KLSH nis auditin ndaj kompanisë që menaxhon HEC-in dhe institucioneve të tjera

Mësohet se KLSH pritet të ketë në objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike e cila solli dëme të konsiderueshme materiale.

17 Janar 2025, 15:15 Nga M.B
Shembja e digës në Bashkinë e Himarës/ KLSH nis auditin ndaj
Foto nga vendi i ngjarjes

HIMARA- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditim për shembjen e digës dhe në Bashkinë e Himarës ku u dëmtua HEC-i i Sasaj-t. Mësohet se KLSH pritet të ketë në objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike e cila solli dëme të konsiderueshme materiale.

Bëhet me dihe se objekt i kontrollit nuk do të jetë vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike. KLSH do auditojë edhe cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit. Gjithashtu kontrolle do të ushtrohen edhe sa i takon institucioneve që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC.

himara klsh

Sondazh

Poll