Aktualitet

Qëlloi me armë në ajër pas një konflikti, arrestohet 27-vjeçari me precedentë penal në Tiranë

Policia bën me dije se i arrestuari është me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.

17 Janar 2025, 13:57 Nga N.F
Qëlloi me armë në ajër pas një konflikti, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai në rrugën “Besëlidhja” kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia bën me dije se i arrestuari është me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit. Ai dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Moment”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besëlidhja”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Moment”, për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

te shtena me arme ne ajer ne tirane arrestohet 27-vjecari

Sondazh

Poll