Aktualitet

EMRI/ Shpërthimi i digës në Bunec, nën hetim administratori

Ndërkohë që nga shpërthimi i digës është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në “Bunec”.

17 Janar 2025, 13:20 Nga I.A
EMRI/ Shpërthimi i digës në Bunec, nën hetim administratori
Diga ne Bunec

BUNEC- Administratori i hidrocentralit Sasaj në Bunec është marrë nën hetim, pasi një ditë më parë shpërtheu diga. Mësohet se është proceduar penalisht Vangjel Ngjelo. Ndërkohë që nga shpërthimi i digës është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në “Bunec”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”.

bunec vangjel ngjelo

Sondazh

Poll