Aktualitet

Protesta para bashkisë së Tiranës/ "Qeverinë duhet ta bësh zap", Malkaj: Rama i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump! Mendon se Trump e ka mendjen te ai

Malkaj gjatë fjalës së tij u bëri thirrje shqiptarëve që duhet ta mbrojnë Shqipërinë me gjak e me djersë.

17 Janar 2025, 11:40 Nga N.F
Protesta para bashkisë së Tiranës/ "Qeverinë
Malkaj

TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e 42-të që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Malkaj gjatë fjalës së tij u bëri thirrje shqiptarëve që duhet ta mbrojnë Shqipërinë me gjak e me djersë. Ai u shpreh se ata që dinë pak histori e dinë që populli trim i Tepelenës dhe Vlorës kanë derdhur gjak për pak vend. Sipas tij Veliaj e shet Shqipërinë.

Malkaj shtoi se qeverinë duhet ta kontrollosh dhe jo të lështë lirë. Ai ironizoi edhe kryeministri Rama teksa shtoi se ai i bie në gjunë homologes së tij italiane, Giorgia Meloni se do të rregullojë marrëdhëniet me Trump. Sipas aktorit Rama mendon se Trump ka të njëjtën mendje me të.

"Gjyshja ime thoshte se nuk më dhemb koka në një vend. Jemi në këtë fazë që nuk na dhemb koka vetëm në një vend, por na dhemb e gjitha. Të nderuar zonja e zotërinj, edhe ju policë ta gëzoni Shqipërinë që ka mbetur, ta gëzoni për momentin se do shitet dhe ajo copa-copa se ka dalë një, (nuk shaj as dot) por ka dalë një plehrë, që mer gjithçka që i del përpara.

E zotërinj polic edhe ju jeni për ta mbrojtur Shqipërinë, që e martë e mira. Shqipëri, më jep nder më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr. Ku jemi me Naimin? Këta nuk janë rilindas, janë plehra, si nuk kam një grusht të fuqishëm tha Migjeni me ja ngjesh këtyre.

Zonja e zotërinj kudo e sido që  jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria. Ata që dinë pak histori e dinë që populli trim i Tepelenës dhe Vlorës kanë derdhur gjak për pak vend dhe ky e shet : He mo ti mere se kot e kemi aty’.

Qeverinë duhet ta bësh zap e ta kontrollosh, jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump, se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai," tha ai.

mehdi malkaj

Sondazh

Poll