17 Janar 2025, 11:50
Nga N.F
Foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ditën e sotme ka marrë vendimin për të dërguar për gjykim tre autorët të cilët grabitën dhe dhunuan për vdekje një të moshuar. Autorët akuzohen për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Tre autorët me datë 19 nëntor të vitit 2022 rreth orës 02:00, në fshatin Klos në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur me armë banesën e të moshuarit. Ata gjithashtu e dhunuan atë fizikisht ku si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit ndërroi jetë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Fier dërgon për gjykim autorët M.G., E.H., F.Ç., për veprën penale të vjedhjes me pasojë vdekjen. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre të pandehurit, shtetasit M.G., E.H. dhe F.Ç., për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal.
Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në kuadër të procedimit penal nr.1394/2022, u arrit të provohet se, në datën 19.11.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Klos, Bashkia Mallakastër, shtetasit M.G., E.H., F.Ç. në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit C. Sh., të cilin edhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit, shtetasi C. Sh ndërroi jetë.
Në përfundim të hetimeve organi i akuzës ka përpiluar edhe kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të pandehurve M.G., E.H., F.Ç. për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër shëndetit të personit dhe pasurisë së tyre.
prokuroria e fierit
Aktualitet
17 Janar 2025, 11:40
N.F
Malkaj
TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e 42-të që po zhvillohet para bashkis&...
Aktualitet
17 Janar 2025, 11:18
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme është duke u zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Protestuesit...
Aktualitet
17 Janar 2025, 11:14
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Protesta e 42-të e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka nisur para bashkisë së Tiran&...
Aktualitet
17 Janar 2025, 11:05
I.A
Xhemal Mata dhe Isuf Hasa
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Isuf Hasën...
Aktualitet
17 Janar 2025, 10:58
I.A
KOSOVË- Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Ç...
Aktualitet
17 Janar 2025, 10:40
N.F
Qytetarët para Kadastrës
FIER- Ditën e sotme dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kadastrës Fier për të protes...
Aktualitet
17 Janar 2025, 10:21
I.A
Krenarë dhe të lumtur për partnerin tonë “MD Italia” që merr çmimin “Marka më e mirë për viti...
Aktualitet
17 Janar 2025, 09:51
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një 28-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Fier. Mësohet se arrestimi i ...
Aktualitet
17 Janar 2025, 09:25
r.ll
foto nga operacioni
POGRADEC- Në orët e hershme të ditës së sotme RENEA, FNSH dhe Forcat e Shqiponjave kanë zbarkuar n&e...
Aktualitet
17 Janar 2025, 09:26
N.F
Viktima
BULZIQË- Një ditë më parë humbi jetën tragjikisht Vasil Kamberi në pyllin e fshatit Tërnovë ...