Aktualitet

Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta në Shëngjin të Vogël, gjykata lë në burg Isuf Hasën

Mësohet se autori para gjykatës ka pranuar krimin, ndërkohë që nuk ka shfaqur asnjë pendesë. 

17 Janar 2025, 11:05 Nga I.A
Vrau 81-vjeçarin Xhemal Meta në Shëngjin të Vogël,
Xhemal Mata dhe Isuf Hasa

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Isuf Hasën, i cili vrau komshiun e tij me çekiç. Mësohet se autori para gjykatës ka pranuar krimin, ndërkohë që nuk ka shfaqur asnjë pendesë. 

Isuf Hasa pasi ka goditur me çekiç pas koke të moshuarin i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash të cilat ky i fundit i kishte në xhep. Pasi ka kryer aktin, dyshohet se autori i ka fshehur paratë në një çorape, të cilat u zbuluan dje pasdite gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij. 

81-vjeçari, Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës së ditë më datë 13 janar. Pas hetimeve dhe ekzpertizës mjeko-ligjore rezultoi se i moshuari kishte plagë në kokë me sende të forta. Plagët ishin fatale pasi i morën jetën në vend. 

xhemal meta isuf hasa

Sondazh

Poll